Aksident në aksin Elbasan Cërrik pranë fshatit Paper. Autovetura përplaset me furgonin e mallrave, një grua dërgohet në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Aksidenti ndodhi pranë shkollës 9-vjeccare të fshatit Paper ku edhe sinjalistika dikton kufizim të shpejtësisë për shkak të lëvizjes së nxënësve. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Paraprakisht gjykohen se mjetet janë përplasur për shkak të shpejtësisë tej normave.