Një person që ishte duke kaluar me biçikletë në vijat e bardha në zonën e Fabrikës së Miellit të Tiranë është aksidentuar nga një makinë. Sipas burimeve në vendin e ngjarjes, Policia ka ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur dërgimin në spital të të dëmtuarit, ndërsa ndaj shoferit është marrë masa administrative.