Katër shqiptarë të Kosovës kanë humbur jetën tragjikisht, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti gjatë punës. Sipas mediave austriake, incidenti u regjistrua në oborrin e një ndërtese banimi në Vjenë. Gjatë punimeve për betonimin e një papafingoje, skela dhe struktura mbajtëse u shembën, në momentin kur pesë punëtorë ndodheshin mbi to. Ndonëse u angazhuan mbi 100 efektivëve të zjarrfikësve, policisë dhe shërbimit mjekësor, terreni i pasigurt, betoni idhe rrënojat e bënë ndërhyrjen të rrezikshme, duke nxjerrë të gjallë vetëm një prej pesë punonjësve.