Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur brenda tunelit Tiranë-Elbasan mesditën e sotme. Policia njofton se në aksident janë përfshirë një mjet tip “Ford” që drejtohej nga një 36-vjeçar dhe një “Audi” me drejtues një 30-vjeçar.