Një aksident ka ndodhur në qendër të Elbasanit, pranë stadiumit. Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy këmbësorë. Bëhet fjalë për një të mitur dhe babain e tij të cilën kanë qenë duke ecur. Nuk dihet nëse ka qenë shpejtësia, parakalimi i gabuar apo arsye tjetër që shkaktoi aksidentin. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.