Një person ka mbetur i plagosur edhe është dërguar me urgjencë në spital pas nje aksidenti në zonën e ish fabrikës së letrës në Lezhë.Në aksident është përfshirë një makinë dhe një motor, ku për pasojë ka mbetur i plagosur ky i fundit. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.