Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Patos , në fshatin Portëz në Fier. Një automjet tip “Renault” , pasi është përplasur me një mjet tip “ Golf” dhe ka dalë nga rruga , duke përfunduar në kanal. Sipas burimeve nga vendngjarja drejtuesi i automjetit ka shpëtuar mrekullisht pa lëndime të rënda , ndërsa për nxjerrjen e mjetit ka shkuar për ndihmë edhe një mjet zjarrfikës. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me dëme të konsiderueshme materiale.