Një aksident ka ndodhur pasdite e kësaj të premteje në rrugën dytësore drejt fshatit Baltëz në Fier. Një automjet tip “Audi” është përplasur me një kamionçinë. Si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i kamionçinës dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të janë lënduar. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore. Fatmirësisht tre të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë po ashtu edhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.