Top News-Aksident në aksin rrugor Laç-Mamurras / Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën
24/10/2021 19:07

Një aksident është shënuar këtë të diel pasdite në aksin rrugor Laç- Mamurras. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Nuk raportohet për persona të plagosur, ndërsa në autostradë është krijuar trafik i rënduar. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor.