Një aksident ëhstë shënuar këtë të mërkurë rreth orës 08.45, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë". Bëhet me dije se është plagosur drejtuesi i mjetit shtetasi me iniciale L. K., 46 vjeç. Ky i fundit mëoshet se është punonjës policie, dhe në momentin e aksidentit ka qenë jashtë shërbimit. Paraprakisht dyshohet se efektivi ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Pas aksidentit ai është dërgar me urgjencë në spitalin e Fierit, ku ka marrë ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyerjes Policore po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.