Një aksident rrugor rezultoi fatal për një 17-vjeçar shqiptar në Greqi, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Adoleshenti po drejtonte një motoçikletë kur u përplas kokë më kokë me një automjet që drejtohej nga një 30-vjeçar, po shtetas shqiptar. Mediat greke raportojnë se aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ndërsa shqiptari humbi jetën mëngjesin e kësaj të hëne në spital për shkak të goditjeve të shumta që kishte marrë, pavarësisht kujdesit të treguar nga mjekës.