Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu u shënua mesditën e kësaj të mërkure në kryeqytet, në Unazën e Madhe pranë Kopshtit Zoologjik. Dy automjete u përplasën me njëra tjetrën, për pasojë humbi jetën shtetasi Arjon Shanaj, njëri prej drejtuesve të automjeteve. Sipas policisë, i riu ishte student në Akademinë e Sigurisë. Dyshohet se shkak për përplasjen mund të jetë bërë lagështira në rrugë, por nuk përjashtohet mundësia e një parakalimi të gabaur apo e shpejtësisë nga ana e njërit prej automjeteve.