Një aksident i trefishtë është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në Lungomare. Tre automjete, përkatësisht një Opel, një Mazda dhe një Benz, janë përfshirë në përplasjen e trefishtë. Brenda dy automjeteve të para udhëtonin turistë të huaj që lëviznin në grup. Si pasojë e aksidentit është plagosur lehtë pasagjerja që ndodhej në automjetin e dytë, të llojit Mazda. Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore në spital për plagët e marra në pjesën e këmbës.