Një aksident masiv ka ndodhur të hënën në një autostradë në Hungari. Plot 42 mjete u përplasnë me njëra-tjetrën, duke e shndërruar autostradën në një “varrezë makinash”. Një stuhi pluhuri mësohet se ka shkaktuar aksidentin, pasi ka bllokuar pamjen e shoferëve dhe ka bërë që mjetet të përplasen radhë njëri pas tjetrit, teksa në aksident janë përfshirë 37 autovetura dhe 5 kamionë.