Promovohet në Akademinë e Shkencave, kolana “Ditari i tranzicionit”, me 8 vëllime, nga Akademik, Prof.Dr Anastas Angjeli. Kjo kolanë, si përmbledhje e ngjareve ekonomike në Shqipëri, për 30 vjet, vjen pak muaj pasi profesori mori çmimin “Eqerem Çabej”, çmimi më i rëndësishëm shkencor që akordohet nga Akademia e Shkencave. Në ceremoninë e organizuar, morën pjesë studiues, akademikë të njohur, gazetarë e profesorë. E ftuar e veçantë ishte edhe Zv Kryetarja e Akademisë së Shkencave të Kosovës, Justina Pulaj Shiroka.Në fjalën e saj ajo shprehu vlerësime jo vetëm për kolanën, por veçanërisht për figurën e njohur dhe të respektuar si dhe kontributin në ekonomi e politikë dhe arsim të Prof. Angjelit.