Air Canada ka pezulluar të gjitha fluturimet e saj ndërsa stafi i kabinës ka filluar një grevë, një veprim që linja ajrore tha se do të prishë planet e udhëtimit për rreth 130,000 pasagjerë në ditë.Sindikata që përfaqëson më shumë se 10,000 asistentë fluturimi të Air Canada konfirmoi grevën 72-orëshe herët të shtunën në mëngjes.Linja ajrore tha se kishte pezulluar të gjitha fluturimet, përfshirë ato të loë cost, dhe i këshilloi klientët e prekur të mos udhëtojnë për në aeroport përveçse nëse fluturojnë me një linjë ajrore tjetër.Asistentët e fluturimit të Air Canada po kërkojnë paga më të larta dhe të paguhen për punën kur avionët janë në tokë.Greva nisi nga mesnata, megjithëse Air Canada filloi të zvogëlonte operacionet e saj para kësaj kohe. Linja ajrore thotë se rreth 500 fluturime do të preken në ditë.Air Canada, e cila fluturon direkt në 180 qytete në të gjithë botën, tha se kishte "pezulluar të gjitha operacionet" dhe se po "u këshillonte fuqimisht klientëve të prekur të mos shkonin në aeroport".Ajo shprehu keqardhje të thellë për efektin që greva ka tek klientët. Deri të premten në mbrëmje, linja ajrore tha se kishte anuluar 623 fluturime që preknin më shumë se 100,000 pasagjerë.