Jennifer Lopez u ka dhënë fansave një pasqyrë të marrëdhënies së saj me aktorin e Hollivudit, Ben Affleck . Edhe pse janë një nga çiftet më të dashur, jo gjithçka po shkëlqen në marrëdhënien e tyre. Së fundmi, në intervistën për promovimin e filmit “Mother”, ku ajo është protagoniste, Jennifer Lopez ka zbuluar se çfarë e acaron marrëdhënien e saj me Afleck. “Ai gjithmonë më thotë se çfarë të vesh. Ai ka dëshirë të vendosë për gjithçka, me pak fjalë është shumë stresuese“, u shpreh ajo duke iu referuar bashkëshortit të saj. Lopez më tej “shpërtheu” me fjalë më të ashpra për Ben Affleck.