Seanca e fundit plenare në Kuvendin e Shqipërisë për këtë sezon parlamentar nisi me debate që zgjatën për disa orë, kjo për shkak të kërkesave të ndryshme për procedurë nga deputetët e opozitës, të cilët kundërshtojnë rendin e ditës së miratuar por edhe mosprezencën e kryeministrit Edi Rama në seancë. Deputetët demokratë kanë kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin për çështjen Ahmetaj e njëherësh mocion me debat. Debatet nisën që në fillim të seancës, kur Berisha kërkoi heqjen nga rendi i ditës të projektligjit për Akademinë e Shkencave, studentët e mjekësisë dhe kanabisin.