Socialistët shfaqen të rezervuar në komente për kallëzimin penal që implikon zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj në përfitimin e pagesave nga Klodian Zoto dhe thonë se janë në pritje të përgjigjes nga organet e drejtësisë për këtë çështje. Kreu i grupit socialist, Taulant Balla u shpreh se Kuvendi foli përmes raportit të Komisionit Hetimor të inceneratorëve dhe tashmë topi është në fushën e Prokurorisë së Posaçme. Gjatë punimeve të komisionit hetimor, Ahmetaj deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me pronarët e inceneratorëve. Megjithatë dokumentet e pagesave për hotelet dhe udhëtimet e Ahmetajt tregojnë një lidhje të tij me Klodian Zoton.