Një agjent i shërbimit sekret serb akuzohet se ka dhënë dëshmi të rreme kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Këto kanë qenë pretendimet e avokatit mbrojtës të Kadri Veselit, Ben Emmerson, i cili ka dorëzuar pranë Gjykatës Speciale një dokument me 17 faqe ku shpalos të gjitha argumentet dhe provat e tij lidhur me këtë çështje.