Edi Rama dhe Albin Kurti do të përballen me njëri-tjetrin të mërkurën në Gjakovë, kur dy qeveritë do të zhvillojnë mbledhjen e radhës të përbashkët. Agjenda parashikon mbërritjen e delegacionit shqiptar rreth orës 11:00. Gjysmë ore më vonë parashikohet nisja e mbledhjes së përbashkët të qeverive dhe në përfundim nënshkrimi i disa marrëveshjeve ndërqeveritare.