Shefi i ekzekutivit, Edi Rama udhëtoi drejt Brukselit, ku do të çelet grupkapitulli i radhës i negociatave me Bashkimin Europian, ai i ‘Agjendës së Gjelbër’. Më 16 shtator, në orën 8 të mëngjesit do të fillojnë diskutimet për një sërë kapitujsh që përfshihen tek agjenda e gjelbër, duke filluar nga politika e transportit, energjia, rrjetet trans-europiane, mjedisi dhe ndryshimet klimaterike. Pas përfundimit të punimeve pritet të ketë edhe një konferencë shtyp. Ndërkohë në po të njëjtën ditë, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian do të diskutojë mbi raportin e sundimit të ligjit për vendet kandidate: Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.