Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e së mërkurës përgatitjet e fundit për ndeshjen kualifikuese të Botëorit 2022 me Anglinë përpara nisjes për në Londër. skuadra e drejtuar nga Edy Reja ka qenë e plotë në këtë seancë të fundit stërvitore që zgjati 60 minuta dhe ku u kryen më shumë ushtrime fizike dhe atletike.