Top News – Afro 500 mijë viktima/ SHBA, Intensifikohet vaksinimi, bien rastet e reja
22/02/2021 14:28

Numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA i është afruar 500-mijëshit, ndërsa fushata e vaksinimit ka marrë hov dhe numri i rasteve të reja është në rënie. Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, SHBA-ja ka konfirmuar 498,880 viktima deri të dielën mbrëma. Shifra e zymtë vjen derisa ky vend po del nga vala e tretë e virusit. Rastet e reja, shtrimet në spital dhe viktimat kanë rënë dukshëm në javët e fundit, pas një rritjeje masive gjatë dimrit. Megjithatë, zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë se pandemia nuk ka mbaruar ende dhe se shqetësim i veçantë janë variantet e reja të virusit - disa prej të cilave duket se përhapen më shpejt. Numri global i viktimave është afër 2.5-milionshit, edhe pse shifra reale besohet të jetë shumë më e lartë. Në Gjermani, izolimi i pjesshëm që nga nëntori ka ndihmuar në rënien e rasteve në javët e fundit, kanë thënë autoritetet atje. Si kudo tjetër në BE, fushata e vaksinimit në Gjermani është duke shkuar ngadalë, për shkak të pengesave në furnizim. Në Mbretërinë e Bashkuar, Qeveria ka planifikuar të vaksinojë çdo të rritur deri në fund të korrikut. Më shumë se 17 milionë njerëz në Britani kanë marrë deri tani dozën e parë të një vaksine kundër koronavirusit - ose pothuajse një në tre të rritur. Koronavirusit ka prekur mbi 111 milionë njerëz në të gjithë botën. SHBA-ja është vendi i goditur më së keqi, ndërsa në Evropë vendet më të goditura janë: Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Spanja.

Top Channel/Fundi i luftës, SHBA-Ukrainë marrëveshje, Moska pa përgjigje, Zelensky gati referendum
24/12 23:36
Top News- Vuçiç akuzon Trump se e preu në besë: Prisnim hapa të mëdhenj
24/12 22:39
Top News- Tragjedi në Mesdhe, 116 viktima/ Jepet alarmi, një anije u fundos në ujë
24/12 21:15
Top Channel/ Sapo la Ankaranë, bie avioni: Vdes shefi i shtabit libian, Erdogani urgjent hetim!
24/12 15:20
Top News – Vdekja ‘e errët’ e liderit të milicive / Kremlini po rimerr kontrollin, ‘dora’ e FSB-së
24/12 15:11
Top News – Gaza, nga rrënojat në qytet futurist/ ‘Projekti Sunrise’, 112 mld USD dhe resorte luksoze
24/12 14:58
Top News – Lëmsh zjarri në qiell, shpërthen çisterna / Itali, momenti i tmerrshëm në autostradë
24/12 14:55
Top News – Dridhen ndërtesat, njerëzit në panik / Tërmet me magnitudë 6 godet Tajvanin, nuk ka dëme
24/12 14:51
Top News – Rusia rrëmben 52 ukrainas në kufi / Bastisje në fshat, kapen rob edhe 13 ushtarë
24/12 14:48
Top Channel/ Ukrainë, shpresa për paqe “Krishtlindjesh”: Zelensky nxjerr planin e ri te paqes!
24/12 14:40
Top News – Shpërthen bomba në Moskë / Vriten dy oficerë policie një ditë pas gjeneralit rus
24/12 13:22
Top News – Shpresë për paqe në Krishtlindje / Zelenski bën lëshime, zonë të demilitarizuar në lindje
24/12 13:21
Top Channel/ Vatikani përgatitet për Krishtlindjet: Kremtim madhështor prej 500 vjetësh!
24/12 11:30
Top News – Trump shënjestron Evropën / Ndalon udhëtimet në SHBA për aktivistë dhe komisionerë
24/12 11:24
Top News – Babagjyshi nis udhëtimin epik / NORAD e ndjek, ndan miliarda dhurata në gjithë botën
24/12 11:22
Top News – Trump në avionin e Epstein tetë herë / ‘Më shumë nga sa është raportuar më parë’
24/12 11:20
Top News – Emmanuel Macron tregon muskujt / Poston imazhet, stërvitje me trupat franceze në Emirate
24/12 11:20
Top News – ‘Si një bombë’, rrëzohet avioni në Turqi / Humb jetën shefi i lartë ushtarak i Libisë
24/12 11:19
Top Channel/ Rusia ndërton central bërthamor në hënë, plani i Putinit: Do bashkëpunojmë me Kinën!
24/12 11:15
Top Channel/ SHBA i ndalon vizën ish-komisionerit të BE, “plas” zemërata në Europë!
24/12 11:05
DIGITALB DIGITALB