Anija ‘Libra’ e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord është ankoruar këtë të mërkurë në brigjet e portit të Shëngjinit. Bëhet me dije se emigrantët afrikanë që kanë mbërritur në Shqipëri do tu nënshtrohen procedurave të verifikimit do të akomodohen në kampin e ngritur në Gjadër, në Lezhë. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare.