Deputeti Flamur Noka i shpëtoi përjashtimit 60 ditor nga punimet parlamentare dhe sesioni i ri do të çelet me prezencën e të gjithë ligjvënësve opozitarë. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste pasi mbikëqyri pamjet filmike të seancës plenare të 21 dhjetorit, depozitoi kërkesën për masë disiplinore ndaj deputetit Flamur Noka, një eksponent i rëndësishëm i aksionit opozitar të grupit Berisha-Bardhi, i cili në seancën e fundit u shfaq me flakadanë.