Një pistë për uljen e avionëve, afro 800 metra e gjatë, është hapur për publikun në Alton Bay, në liqenin Uinipesauki, në shtetin e Nju Hempshire. Pista, është e pazakontë për shkak se është ngritur mbi liqenin e ngrirë, sapo atje u konfirmua sasia e 30 centimetrave akull të fortë.