Një zjarr ka shpërthyer në aeroplanmbajtësen e vetme të rusisë duke detyruar të gjithë ekuipazhin që të evakuohet. Admiral Kuznetsov ishte e ankoruar në port në Murmansk për punime riparimi kur zjarri nisi në luftanijen e shënjuar nga shumë probleme. Zjarri shpërtheu në kabinat në anën e portit në aeroplanmbajtësen e marinës ruse në incidentin e dytë të këtij lloji, pas atij të 2019-ës. Një burim konfirmoi për agjencinë ruse të lajmeve Tass, se zjarri kishte shpërthyer në bord ndërsa luftanija ishte e ankoruar dhe zjarri detyroi ekuipazhin të evakuohej. Burimi tha se nuk kishte të lënduar dhe se 20 pjesëtarë të ekuipazhit ishin larguar nga anija. Zjarri u shua nga zjarrfikësit që mbërritën shpejt dhe kështu u evituan dëme më të mëdha në luftanije.