Tre persona kanë humbur jetën pasi një avion i lehtë u përplas në një autostradë afër Parisit pasditen e të dielës. Aeroplani raportohet se ra në autostradën A4 në Nosiel, në lindje të kryeqytetit, rreth orës 16:00 të së dielës, pasi u përplas me një kabllo elektrike. Autostrada u mbyll në të dyja drejtimet. Mësohet se nga ngjarja nuk është goditur apo dëmtuar asnjë automjet.