Adoleshenti që vrau tetë nxënës dhe një rojë sigurie në një shkollë në Serbi, e kishta planifikuar sulmin prej javësh dhe kishte një listë vrasjesh – thotë policia. 13 vjecari Kosta Kecmanovic, u arrestua pas sulmit të së mërkurës në shkollën fillore Vladislav Ribnikar, në Beograd. Babai dhe nëna e djalit, janë arrestuar tani. Nga viktimat, shtatë ishin vajza ndërkohë që motivi i sulmit është ende i paqartë. Gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues janë plagosur në sulm.