Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admirali Stuart Munsch, tha se do të vazhdojë partneritetin afatgjatë me Serbinë, dhe shtoi se marrëdhëniet e forta mes dy palëve janë të mundshme edhe pa hyrjen e Serbisë në aleancën ushtarake. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Beta, admirali tha gjithashtu se NATO i bën thirrje Rusisë që të luajë një rol konstruktiv në Ballkanin Perëndimor, por tha se "për fat të keq, ajo rregullisht bën pikërisht të kundërtën".