Një 15 vjeçar shqiptar i cili akuzohet nga shteti grek se së bashku me një grup personash të tjerë kanë abuzuar seksualisht me bashkëmoshataren e tyre, është arratisur drejt Shqipërisë. Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur në Athinë dhe se viktima është shoqja e klasës e tyre.