Dosja ndaj ish kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro ka kaluar për gjykim, kërkesë kjo që u bë dy muaj më parë nga SPAK. Jorgo Goro kërkoi gjykim të shkurtuar, ndërsa gjykata do të shprehet në seancën e radhës për kërkesën e tij, nëse do ta prnaojë apo hedhë poshtë. SPAK e akuzon Jorgo Goron për “shpërdorim detyre” kryer në dy raste, në kohën kur ky i fundit ishte kryetar i Bashkisë Himarë. Goro u arrestua në muajin mars të këtij viti, pas kallëzimit te depozituar nga Fredi Beleri, i cili la qelinë pak muaj më parë.