Pikat e grumbullimit të fruta perimeve në vend aplikojnë praktika kundër konkurrencës, duke koordinuar çmimet e blerjes së produkteve nga fermerët, duke mos negociuar çmimin e ofruar, ushtrojnë presion ndaj fermerëve për uljen e çmimit dhe shlyejnë detyrimet që kanë me vonesë. Këto janë gjetjet e një hetimit të nisur nga Autoriteti i Konkurrencës te disa pika grumbullimi me shumicë të fruta perimeve në Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë. Autoriteti thotë se pas vlerësimit të praktikave ka gjetur se grumbulluesit koordinojnë çmimet e blerjes së prodhimeve, ku në shumicën e rasteve fitimi për ta është dy herë më i lartë se kostoja e prodhimit.