Komisioni Europian ka pezulluar procedurat e zbatimit të programit IPARD III, në mbështeje të bujqëeisë shqiptare. Lajmi u konfirmua nga delegracioni i Bashkimit Evropain për Zërin e Amerikës. Ky vendim i Komisionit Europian vjen pas ndërprerjes së rimbursimeve në muajin korrik të këtij viti, pas hetimeve të cilat treguan për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II. Raporti që konstaton shkelje, iu referua edhe autoriteteve shqiptare, ndërsa Komisioni Europian kërkoi që cështja të trajtohet me shumë kujdes dhe seriozitet.