Një skemë abuzive e zyrtarëve të lartë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ka rezultuar në dhënien e certifikatave të pronësisë për toka dhe prona të patundshme, në mënyrë të paligjshme. Katër zyrtarë dhe ish zyrtarë të Kadastrës ranë në prangat e efektivëve të komisariatit të Sarandës, teksa është shpallur në kërkim edhe ish drejtoresha e Kadastrës.