Një juri federale në Manhattan doli në përfundimin se Donald Trump abuzoi seksualisht me shkrimtaren E. Jean Carroll në një dhomë zhveshjeje të një dyqani luksoz në pranverën e vitit 1996. Juria shqyrtoi padinë civile për abuzim seksual të Carroll, e cila në 2022-shin ngriti edhe një tjetër padi ndaj Donald Trump, këtë herë për shpifje, pasi ish-presidenti amerikan kishte mohuar akuzat e saj.