Grupi i parë prej 635 luftëtarësh ukrainas ka përfunduar një trajnim të avancuar pesë-javor amerikan në Gjermani mbi aftësitë e sofistikuara luftarake dhe mjetet e blinduara, tha Pentagoni. Trupat iu nënshtruan një kursi intensiv që i përgatit ata të marrin automjetet luftarake Bradley dhe M109 Paladins në fushëbetejë. Stërvitja pritet të jetë vendimtare në ofensivën e ardhshme të pranverës kundër rusëve. Një grup i dytë prej rreth 710 trupash ukrainase ka mbërritur në zonën e trajnimit Grafenëoehr të Gjermanisë, tha zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Pat Ryder