Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka akuzuar Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike se po i shërben pushtetit me rekomandimin e tij që të shtyhen zgjedhjet lokale të 17 tetorit. IKSHPK-ja i rekomandoi presidentes Vjosa Osmani që të shtyhet procesi zgjedhor, duke thënë se mund të ndikojë në shtimin e rasteve të reja me COVID-19. Mbi këtë rekomandim Osmani ka ftuar krerët e partive në një takim konsultativ të hënën. Megjithatë, sipas kreut të LDK-së, me këtë rekomandim IKSHPK-ja është shndërruar në instrument të pushtetit.