Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, theu të mërkurën hendekun e krijuar për disa vite mes vendit të tij dhe Serbisë. Ai zhvilloi një vizitë në Serbi, ku përvec me kryeministren Ana Bërnabic, është takuar edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçic Sipas mediave serbe, ata kanë diskutuar për një sërë shumë temash që i lidhin dhe i ndajnë këto vende ndër vite.