Dritan Abazovic ka prezantuar zyrtarisht përbërjen e qeverisë së re në Mal të zi. Qeveria që do të udhëhiqet prej tij, do të ketë 18 ministri, katër nënkryetarë dhe dy ministra pa portofol. Në një dokument të publikuar në faqen e kuvendit, bie në sy se Abazovic ka propozuar emrat e dy ministrave shqiptarë, Marash Dukaj, ministër i administratës publike, dhe Fatmir Gjeka, ministër i të drejtave të njeriut dhe pakicave etnike.