Pas takimit të ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit, Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, në një deklaratë për mediat, i ka dalë në mbrojtje homologut Edi Rama. Bëhet fjalë për deklaratën që kryeministri Rama bëri disa ditë më parë, ku tha se KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Kryeministri malazez deklaroi se nuk ka një qëndrim specifik për këtë çështje, por theksoi më tej se çdo përpjekje e Ramës shkon për të patur një rajon në paqe.