Top News – Abazoviç, Mali i Zi/ As Sparta Serbe, as Shqipëria e Madhe
01/09/2020 17:50

Lideri i koalicionit zgjedhor “E zeza në të bardhë” në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, deklaroi se nuk ka kompromis me interesat kombëtare të Malit të Zi dhe se ky vend mund të zhvillohet vetëm si shtet qytetar, i orientuar për t'u bërë anëtar i Bashkimit Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur. Abazovic tha në një konferencë për shtyp në Podgoricë, se statusi i anëtarit në NATO dhe pavarësia e Malit të Zi janë të padiskutueshme. “Nga këto postulate nuk do të lëvizet asnjë milimetër. Kush nuk e do një shtet të tillë, nuk mund të jetë partner i koalicionit ‘E zeza në të bardhë’. Mali i Zi nuk do të bëhet kurrë Sparta Serbe, as krahinë e Shqipërisë së Madhe, as e Serbisë së Madhe, as e ndonjë shteti tjetër", tha Abazovic - i cili është shqiptar . Fronti Demokratik, një nga anëtarët e koalicionit opozitar “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, që, sipas rezultateve paraprake, ka fituar shumicën e mandateve, e ka kundërshtuar fuqishëm anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe ka thënë se do ta rishikojë këtë çështje kur të marrë pushtetin. I pyetur nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Europa e Lirë nëse marrëveshja e tri koalicioneve, përfshirë “Të zezën në të bardhë”, parasheh që të mos ketë diskutim për statusin në NATO, Abazovic u përgjigj pozitivisht. “Këto janë detyrimet tona ndërkombëtare. Nuk mund të ndërtojmë një shtet serioz dhe të mos jemi seriozë në politikën ndërkombëtare”, tha Abazovic, për të shtuar se nuk do të ketë ndryshime në kursin e politikës së jashtme, por vetëm përmirësime të segmenteve të caktuara të saj. Duke komentuar deklaratat e kundërshtarëve të tij, se në koalicion me Frontin Demokratik, do të vërëë në pikëpyetje pavarësinë e Malit të Zi, lideri I lëvizjes Ura u shpreh: “Do të doja të më shikonte në sy ai malazi që mendon se dikush prej këtyre njerëzve, në çfarëdo mënyre, do ta rrezikojë sovranitetin. Ne kemi luftuar për sovranitet, ne ua kemi kthyer qytetarëve sovranitetin”.

Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15