Kryeministri ne detyre i Malit të Zi, Dritan Abazoviç njoftoi se partia e e tij URA, nuk do të ketë kandidat për kreun e qeverisë e re. Pas përfundimit të takimit me liderët e shumicës parlamentare, Abzoviç bwri me dije se partia e tij ka hequr dorë nga posti i kryeministrit. Ai theksoi se URA po kërkon të mbulojë sektorin e sigurisë dhe se me minoritetet do të ketë më shumë se një ministri në qeverinë e Malit të Zi.