Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic u dha një ultimatum të prerë palëve politike duke thënë se është gati të dorëhiqet duke e cuar kështu vendin sërish në krizë. Deklarata e fortë e kryeministrit erdhi, pasi partia “Mali i Zi Demokratik” kërkoi që kreu i ekzekutivit të largohej pas zgjedhjes së organeve gjyqësore.