Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, mohoi se vendi i tij po i bashkohet nismës rajonale, “Ballkani i Hapur”. Abazoviç po merr pjesë për herë të parë në takimet e kësaj nisme, që po mbahen në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Por, prania e tij në këto takime është thënë se është në cilësinë e vëzhguesit.