Fizioterapisti i lojtarëve të kombëtares së Shqipërisë, Ilvi Begolli, ka qenë i ftuar së fundmi në “Top Arena” ku ndau detaje të shumta rreth trajtimeve dhe terapive që marrin futbollistët. Begolli gjithashtu u pyet nëse lojtarëve ju lejohen marrëdhëniet intime përpara ndeshjeve, një diskutim i gjerë që bëhet edhe në sferën e sportistëve global. I pyetur së fundmi për këtë në Top Arena, fizioterapisti tha se lojtarëve të kombëtares nuk u lejohen të kryejnë akte intime përpara ndeshjes.