Top News- A u kris marrëdhënia Rama-Mitsotakis! Kryeministri flet pa dorashka për median greke
27/08/2023 12:55

Kryeministri Edi Rama foli për gati 90 minuta në një intervistë për median greke Kathimerini. Ai shprehu keqardhje për mosftesën në darkën informale të mbajtur nga homologu grek, Kyriakos Mitsotakis, tha se nuk është ai personi ku duhet të trokasë Athina për të liruar Belerin dhe se qeveria greke po ndërhyn në sistemin shqiptar të drejtësisë. Në lidhje me shqetësimet e grekëve për pronat, Rama tha se problematika nuk është vetëm me Himarën, por është e trashëguar dhe haset edhe në pjesët e tjera të vendit.