Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për mediet, ku dha lajmin se pas gjetjes së naftës në Shpirga, së shpejti, nëse testi do të dalë pozitiv, Shqipëria do të ketë një Fond Sovran, që do të krijohet nga të ardhurat e përfituara nga këto rezerva nafte. Ndërkohë nuk pranoi tu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve për çështje të tjera pos atyre të lidhura me këtë temë.