Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, tha se nuk ka vërejtur ndonjë ndryshim në veri, sa i përket dyshimeve se Serbia po rihap zyrat e saj të Ministrisë së Punëve të Brendshme në katër komunat atje. “Gjatë patrullimeve tona të rregullta, nuk kemi vënë re ndonjë ndryshim në terren”, thanë nga EULEX-i.